Osmani rrugëtimin e saj si kandidate për kryeministre e vazhdon në Fushë Kosovë
Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani po vazhdon vizitat në qytet të ndryshme të Kosovës.
Gjatë ditës së sotshme, Osmani ka qëndruar në Fushë Kosovë, ku është pritur nga shumë qytetarë të kësaj komune, transmeton Indeksonline.
Osmani përmes një postimi në Facebook falënderoi të gjithë qytetarët që e pritën.
“Një shëtitje e nisur si e thjeshtë, por që përfundoi në një takim madhështor në Fushë Kosovë. Entuziazëm e shpresë rreth LDK-së. Faleminderit nga zemra.”, u shprehë ajo në postimin e saj./Indeksonline/


