Osmani: Serbia duhet të pajtohet që Kosova është shtet i pavarur

Në takimin që po mbahet në Këshillin e Sigurimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se Serbia nevojitet të pajtohet me faktin se Kosova është shtet i pavarur.
Osmani gjtihashtu ka bërë me dije se Kosova është shtet paqësor, ndonëse nuk është anëtare e OKB-së.
“Sa i përket kërkeses së Serbisë, nuk ka pasur ndonjë despozitë të ligjeve ndërkombëtare. I themi Serbisë t’i respektojë ato sepse akoma dyshon në pavarsinë e Kosovës. Edhe pse Kosova nuk është anëtare në OKB, është kampione e madhe e paqes në botë”, ka thënë Presidentja Osmani.
Ajo e thekson nevojen e bashkëpunimit rajonal, duke thënë së Kosova nuk i ka përdorur asnjëherë institucionet e saj për të ndërhyrë tek shtetet fqinje.
“Kosova e kupton mjaft mirë se bashkëpunimi regjional është i nevojshëm. Por, këto iniciativa duhen udhëhequr nga BE. Nëse veçse dikush dyshon, Kosova gjithmonë ka qenë fqinj paqësor, i cili nuk ka përdorur institucionet për të ndërhyrë në institucionet e shteteve të tjera”, ka thënë Osmani.
Presidentja u shpreh me bindje se shteti kosovar do të ulet pa asnjë dyshim në tavolinën e dialogut me Serbinë, aty ku synon njohje reciproke.
“Kosova jo vetëm se do ulet në tavolinën e dialogut, por edhe do angazhohet në njohje reciproke.”
Vjosa Osmani e nisi fjalimin e saj me përkujtim dhe falendërim për OKB-në dhe UNMIK-un, të cilët e ndihmuan Kosovën 22 vite më parë.
“22 vjet më parë unë po i përcillja takimet e Kombeve të Bashkuara mbi fatin e popullit dhe të kombit tonë, ndërsa kërkoja strehim në male për t’i shmangur granatat e Ushtrisë Serbe. Sot, 22 vjet më pas, si presidente e zgjedhur vetëm pak kohë më parë i Republikës së Kosovës, kam privilegjin që ta përfaqësoj popullin tim, gjithë popullin e Kosovës. E vërteta është kjo: Unë jam sot këtu mes jush për shkak të vendosmërisë, këmbënguljes dhe luftës çlirimtare të popullit tim për ta parë vendin tonë të lirë nga shtypja dhe represioni i një regjimi gjenocidal, për ta parë vendin tonë të pavarur dhe sovran”, tha Presidentja.