Osmani: Shkodra i ka dhënë kaq shumë kombit shqiptar dhe ka qëndruar gjithmonë si djep i traditës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në qytetin e Shkodrës.
Atje është mirëpritur nga ana e kryetarit Benet Beci. Pas vizitës në Shkodër, Osmani ka thënë se Shkodra i ka dhënë kaq shumë kombit shqiptar dhe ka qëndruar gjithmonë si djep i traditës.
Postimi i plotë:
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë në Shkodrën e kulturës, besës dhe qëndresës shqiptare, Kryetar Beci!
Kënaqësi që Shkodrën ta vizitojmë në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, ditës që i bashkon në një zemër të vetme të gjithë shqiptarët, kudo që janë.
Shkodra i ka dhënë kaq shumë kombit shqiptar dhe ka qëndruar gjithmonë si djep i traditës dhe i identitetit tonë kombëtar./Indeksonline/

