75 Mall Live Search
21:40 / E Diele, 11 Shtator 2022 / AR

Osmani shkon në Slloveni: E kënaqur për të marrë pjesë në takimin e procesit Bërdo-Brione

Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në Slloveni për të marrë pjesë në takimin e 11-të të procesit Bërdo-Brione.

Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se është e lumtur që është në Slloveni.

“Pres me padurim të diskutoj për masat konkrete në tejkalimin e sfidave aktuale dhe përkushtimin e vendosur të Kosovës për integrimin euroatlantik dhe paqen e qëndrueshme në rajon”, ka shkruar Osmani.