12:39 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Osmani: Shndërrimi i FSK-së në ushtri ofron punësim për të rinjtë serbë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka ftuar Listën Serbe që të përkrah ndryshimin e ligjit për FSK-në.

Përmes një fjalimi të saj në Seancën e Kuvendit, ku po shqyrtohen 3 projektligjet e FSK-së, Osmani ka falënderuar gjithë deputetë e komuniteteve tjera, ndërsa komunitetit serbë iu tha se nga ndryshimi i ligjit do të përfitojnë shumë vetë serbët.

“Është pikërisht kjo ushtri me të cilën do të arrihet paqja. Pra është pikërisht e kundërta e asaj që tha Simiq, se pikërisht numri i rritur i anëtarëve të FSK do i mundësojë edhe serbëve që të rritet numri i të punësuarve për vetë serbëve”, ka thënë ajo.

Ndërsa, sa i përket rezolutës 1244, ajo tha se është i gabuar interpretimi i saj, pasi kjo rezolutë ka përfunduar në momentin e shpalljes së pavarësisë.

“Po ashtu është i gabuar interpretimi i Rezolutës 1244, GND ka thënë qartë se në momentin e përcaktimit final të statusit të Kosovës, ka përfunduar regjimi juridik 1244.  GND pra i ka jep fund kësaj rezolute, shpallja e pavarësisë i ka jep fund kësaj rezolute”, ka thënë Osmani./Indeksonline/