75 Mall Live Search
10:56 / E Premte, 23 Gusht 2024 / k.v

Osmani shpërndan foto nga takimi me shefin e CIA-s: Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garanci për sukses

Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë foto nga takimi i saj i djeshëm me shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, ka shkruar presidentja në Facebook.