75 Mall Live Search
18:53 / E Hënë, 24 Shkurt 2025 / LB

Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Wisnerit

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të diplomatit dhe mikut të Kosovës, Frank G. Wisner

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Frank G. Wisner, diplomat i shquar dhe mik i çmuar i Kosovës.

Karriera e tij e gjatë dhe e ndritur në shërbim të diplomacisë amerikane, përfshirë rolin e tij si emisar në bisedimet për statusin e Kosovës, ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.