Osmani: Shtetin e kapur nga partitë e pushtetit do ta kthejmë tek qytetarët
Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, ka premtuar se shtetin e kapur nga partitë e pushtetit do ta kthejmë tek qytetarët.
Ajo përmes një postimi në Facbook, dha një mesazh nga Vitia për të gjithë të rinjtë që kanë planifikuar të ikin nga Kosova.
Ja postimi i saj:
Mesazhi im nga Vitia:
Dua nga këtu, nga Vitia, t’i flas të gjithë të rinjëve që mendjen e kanë në ikje sepse Kosovën nuk e shohin si shtet të tyre më; dua t’i flas të gjithë grave e burrave të mirë të këtij qyteti që përpjeken rëndë për të mbajtur familjet e tyre me nder dhe veçse nder; dua t’i flas të gjithë të moshuarve që mbesin në mëshirën e kujdesit si lëmoshë – të mos humbin shpresë sepse nuk jeni vet! Jam me ju, sepse jam një nga ju.
Ky vend, ky shtet, kjo Republikë, është e qytetarëve dhe pikë. Është detyrë e imja, është detyrë e LDK-së, që shtetin e kapur nga partitë e pushtetit, t’ua kthejmë juve qytetarëve, përfundimisht!
Dhe s’ka gjë që na ndalë në këtë rrugëtim.