75 Mall Live Search
11:50 / E Premte, 28 Mars 2025 / S Z

Osmani: S’mund të jap një datë, por së shpejti do të mbahet seanca konstituive e kuvendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka  thënë se shumë shpejt do të dihet data e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ndërsa tha se gjithçka do të bëhet sipas afateve kushtetuese.

Osmani ka thënë se sot ajo ka marrë dhe shkresen zyrtare nga ana e KQZ-së ku janë njoftuar për certifikimin e rezultateve. Ndërsa ka thënë se  ka një afat prej 30-ditësh që parashihet thirrja e seancës konstituive. Ndërsa ka pohuar se ekipa e saj ligjore për momnentin është duke analizuar se sa mund të ketë nevojë për kohë, për përgatitje të kësaj seance, në mënyrë që kur të thirret seanca të jetë e suksesshme.

Osmani ka thënë se nuk mund të japë një datë, por gjithçka do të bëhet brenda afatit kushtetues.

“Pak më paër ka ardhur dhe shkresa zyrtare nga ana e KQZ-së në presidencë, ku na njoftojnë për rezultatet e certifikuara të zgjedhjeve, në mënyrën si ndahen ulëset në kuvend. Siç e dini tani ka një afat prej 30 ditësh kushtetues ligjor, që parashihet thirrja e senacës konstituive. Për momentin ekipa ime ligjore është duke analizuar se sa mund të ketë nevojë për kohë për përgatitje të kësaj seance, në mënyrë që kur të thirret seanca të jetë e suksesshme. Gjithçka do të bëhet brenda afatit  kushtetues. Për momentin nuk mund të jap një datë, por shumë shpejtë do ta kemi”, tha Osmani./Indeskonline/