10:00 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Osmani: Sot do të diskutoj me Kurtin rreth tarifës 100%

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani gjatë vizitës së bërë në Komunën e Pejës ka thënë se sot do të diskutoj me kryeministrin, Albin Kurtin rreth vendimeve që ka marrë për tarifën 100 %, shkruan IndeksOnline.

Osmani ka thënë se qëllimi i përbashkët i koalicionit është që të ruhen interesat e vendit dhe ruajtja e partënerëve ndërkombëtarë.

 “Ne do ta diskutojmë këto çështje sot gjatë ditës bashkë me Kryeministrin Kurti dhe pas diskutimeve do të ju informojnë për detajet. Është tejet më rëndësi që partnerët e koalicionit të marrin vendime të përbashkëta. Unë shoh bashkëpunim shumë të mirë nga ana e partnerëve të koalicionit dhe shoh se qëllimi është i përbashkët: ruajtja e interesit të vendit dhe ruajtja e partnerëve ndërkombëtarë. Jam e bindur se çdo dallim që mund të jetë rreth asaj se si mund t’i ruajmë interesat e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë do të zgjidhet shumë shpejt”, ka thënë ajo./IndeksOnline/