75 Mall Live Search
14:56 / E Diele, 23 Prill 2023 / S Z

Osmani: Sot festojmë kontributin e komunitetit turk në shoqërinë tonë

Në  shënimin  e ditës zyrtare të qytetarëve të komunitetit turk në Kosovë – Ditën e Turqve, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar komunitetin turk. Ajo ka thënë se sot festohet kontributi i komunitetit turk në shoqërinë ton.

“Sot festojmë kontributin e komunitetit turk në shoqërinë tonë. Derisa vazhdojmë të përqafojmë diversitetin në të gjitha format e tij, le të kujtojmë se është veçantia e çdo komuniteti që e bën Kosovën vend vërtet të veçantë. Gëzuar Ditën e Turqve të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Twitter./Indeksonline/