75 Mall Live Search
12:30 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Osmani: Sot i dhamë fund Qeverisë me mandatin më të shkurtër, por me skandalet më të mëdha

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se sot i kanë dhënë fund Qeverisë me mandatin më të shkurtër, por që sipas saj, ka skandalet më të mëdha në historinë e pasluftës.

Ajo përmes një postimi në facebook ka thënë se sot është fillimi i fundit të mentalitetit plaçkitës.

Ja postimi i saj :

Sot i dhamë fund Qeverisë me mandatin më të shkurtë, por me skandalet më të mëdha në historinë e pasluftës.

Sot është fillimi i fundit të mentalitetit plaçkitës.

Nga tetori, po vjen koha e mirëqeverisjes.#