75 Mall Live Search
11:23 / E Premte, 07 Mars 2025 / Z S

Osmani: Sot shkolla është më shumë se një institucion mësimor, është fortesa ku ndërtohet e ardhmja

Sot në vendin tonë shënohet 7 Marsi dita e mësuesit. Me këtë rast e para e vendit, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë mësimdhënësit.

Osmani është shprehur se më 7 Mars kujtojmë themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887,si një akt i guximshëm i patriotëve tanë.

Urimi i plotë i Osmanit:

Më 7 Mars kujtojmë themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887, një akt i guximshëm i patriotëve tanë, që e kuptuan se pa gjuhë dhe dije, nuk ka as komb të suksesshëm.

 Sot, shkolla është më shumë se një institucion mësimor – është fortesa ku ndërtohet e ardhmja. Mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë dhe ata që formësojnë mendjet dhe zemrat e kombit.

 Në këtë ditë, nderojmë të gjithë mësuesit – ata që na mësuan shkronjat e para dhe ata që ende mësojnë brezat e rinj. Respekt, mirënjohje dhe përulësi para misionit të tyre fisnik!

 Gëzuar 7 Marsin,  Ditën e Mësuesve!./Indeksonline/