Osmani sot viziton Zvicrën, publikohet agjenda

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Zvicrës, ku do të mbajë një serë takimesh zyrtare.
Presidentja do të pritet nga homologia zvicerane, Karin Keller-Sutter, me ceremoni të lartë shtetërore, shkruan IndeksOnline.
Pritja me nderime ushtarake do të bëhet në sheshin federal, teksa pas takimit bilateral do të mbahet konferencë e përbashkët shtypi.
Gjatë vizitës së saj në Zvicër, e para e shtetit do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë shtetëror, ku mes të tjerash do të diskutohet mbi marrëdhëniet Kosovë-Zvicër dhe çeshtje relevante mbi politikën, ekonominë dhe zhvillimin.
Kjo është agjenda e plotë:
13:00 – Pritja e presidentes Osmani nga presidentja e Zvicrës në Lohn Manor, rezidenca e Këshillit Federal të Zvicrës
15:00 – Pritje me nderime ushtarake në sheshin federal
15:30 – Deklarime nga të dy presidentet nga ndërtesa e parlamentit/Këshilli Federal
17:10 – Presidentja Osmani dhe presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, mbajnë konferencë shtypi në qendrën e mediave, në Bernë.