20:34 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Osmani takohet me drejtorin e Evropës: Diskutuam për sfidat që e presin Kosovën

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së martë është takuar me drejtorin e Evropës, John Erath, transmeton IndeksOnline.

Osmani ka thënë se në këtë takim diskutuan për prioritetet dhe sfidat që e presin Kosovën gjatë muajve në vijim.

“Kënaqësi të pritem sot në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nga z.John Erath, Drejtor për Evropë. Patëm diskutime shumë produktive rreth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën gjatë muajve e viteve në vijim”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kujtojmë se, LDK dhe LVV janë në diskutim e sipër për të formuar Qeverinë e Re të Kosovës./IndeksOnline/