75 Mall Live Search
18:44 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / S Z

Osmani takim me Këshillin e NATO-s, pjesëmarrëse Ukraina dhe Armenia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim të saj në rrjetin social X, ka bërë të ditur për takimin me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi kryesor vendimmarrës i NATO-s. Në këtë takim marrin pjesë edhe Greqia, Ukraina dhe Armenia, shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të KFOR-it në ruajtjen e paqes, ritheksova përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe partneritetit tonë strategjik me NATO-n”, ka shkruar presidentja Osmani.

Me këtë postim, presidentja Osmani ka  falënderuar vendet partnere të NATO-s: Ukrainën, Armeninë, Austrinë dhe Zvicrënpër praninë e tyre në takim, duke forcuar përkushtimin e  përbashkët për një botë më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë.