75 Mall Live Search
13:50 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Osmani takim virtual me drejtoreshën e USAID-it, flasin për përgatitjet rreth formimit të institucioneve

U.d. e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, sot ka mbajtur një takim virtual me drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno.

Magno, e uroi Osmanin për fitore në zgjedhje dhe suksese të mëtejme në punën e saj. Ajo shprehu interesimin e saj për përgatitjet që janë duke u bërë për formimin e institucioneve të reja dhe për prioritetet e qeverisjes së ardhshme.

Osmani theksoi se ndër prioritetet e para do të jetë menaxhimi i pandemisë, përkatësisht sigurimi sa më i shpejtë dhe në sasi sa më të madhe i vaksinës kundër Covidit-19, për të cilën ripërsëriti se Kosova llogarit në shtetet mike për ndihmë në atë drejtim, veçmas shtetet që deri tani ia kanë dalë në këtë drejtim.

Ndërkaq, si prioritet, Osmani shtroi çështjen e drejtësisë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, krijimin e vendeve të punëve dhe fuqizimin e gruas, duke nënvizuar se progresi në këto fusha është i domosdoshëm për një shtet të qëndrueshëm dhe funksional.