75 Mall Live Search
22:03 / E Hënë, 12 Prill 2021 / AR

Osmani takohet me Abdixhikun, pajtohen që të vazhdojnë diskutimet për temat tjera

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot priti në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, me të cilin u pajtuan që të vazhdojnë diskutimet për temat që kërkojnë konsensus të gjerë politik dhe shoqëror, shkruan Indeksonline.

Osmani u shpreh se partitë opozitare kanë rol kyç në proceset e rëndësisë së veçantë për vendin, ku edhe e përgozoi Abdixhikun për rolin konstruktiv që LDK pati gjatë procesit të përmbylljes së formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Postimi i plotë:

Partitë opozitare kanë rol kyç në proceset e rëndësisë së veçantë për vendin. Prandaj, sot prita në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. E përgëzova atë për rolin konstruktiv që LDK luajti gjatë procesit të përmbylljes së formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sigurova z. Abdixhiku që institucioni i Presidencës do të jetë çdoherë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike, me theks të vecantë për temat e interesit kombëtar. Në këtë drejtim, mirëpres kontributin e të gjitha partive politike opozitare për çështjet që lidhen me interesin shtetëror dhe mirëqenien e qytetarëve.

Me z. Abdixhiku u pajtuam që të vazhdojnë diskutimet për temat që kërkojnë konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.