75 Mall Live Search
10:05 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / MSH

Osmani takohet me biznesmenët shqiptarë në Zvicër

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me afaristë shqiptarë në Zvicër.

Gjatë qëndrimit atje, Osmani ka vizituar bizneset e mërgatës, që u përkasin fushës së hotelerisë, turizmit, ndërtimtarisë e teknologjisë.

“Bizneset e mërgatës sonë në Zvicër, në ballë të suksesit në çdo sferë!” shkroi Osmani në njoftimin e saj.

Nga fundjava e kaluar, presidentja është duke qëndruar në shtetin helvetik, ku u mbajt edhe Samiti për paqen në Ukrainë.