75 Mall Live Search
20:17 / E Premte, 28 Qershor 2024 / MSH

Osmani takohet me Clintonin: Kosova do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin “Global Women Leaders” që po mbahet në Itali.

E para e shtetit ka bërë të ditur se gjatë këtij samiti është takuar me ish-sekretarin e Shtetit të ShBA-ve, Hillary Clinton dhe ambasadoren Melanne Verveer.

“Dy ditë të mbushura me diskutime përmbajtësore në Itali në “Global Women Leaders Summit”, bashkë me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të jashtëzakonshme nga mbarë bota të cilat janë shembulli më i mirë i lidershipit transformues”, shkroi Osmani në Facebook.

Më tej, Osmani tha se Kosova do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë.