Osmani takohet me Costan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me shefin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Takimi i tyre filloi në orën 09:30, raporton IndeksOnline.
Costa dje ka takuar kryeministrin Albin Kurti në Bruksel dhe disa liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë, presidentja Osmani, pas takimit me Costan, do të takohet me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.