75 Mall Live Search
12:02 / E Shtunë, 27 Korrik 2024 / FR

Osmani takohet me Dukën dhe Dukeshën e Luksemburgut në Paris, flasin për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se sot në mëngjes është takuar me Dukën e Madh të Luksemburgut Henri dhe Dukeshën e Madhe Maria Teresa.

Temë bisede mes tyre ishte mbështetja për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës dhe bashkimi i zërave për këtë kauzë.

“Fuqizimi dhe mbështetja e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës ishte në fokus të diskutimeve tona në një mëngjes të përzemërt sot në Paris me Dukën e Madh të Luksemburgut Henri dhe Dukeshën e Madhe Maria Teresa. Bashkimi i forcave dhe zërave tanë për të fuqizuar zërin e të mbijetuarve, do të fuqizojë edhe kauzën tonë të përbashkët për drejtësi”.

Osmani po qëndron në Paris për Lojërat Olimpike e ftuar nga presidenti i Francës.