Osmani takohet me dy deputetë gjermanë: Kosova e përkushtuar për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me deputetë gjermanë, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Gjermani.
Osmani mbajti takime të ndara me deputetët Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung, Mark Speich.
Me ta, presidentja e vendit foli rreth përkushtimit të Kosovës për partneritet akoma më të ngushtë me Gjermaninë, shkruan IndeksOnline
Ky është njoftimi i plotë i presidentes:
Në Berlin, në takime të ndara me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, Sekretarin e Përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung, zhvilluam biseda të rëndësishme për bashkëpunimin dypalësh.
Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë, nga siguria dhe mbrojtja, te zhvillimi ekonomik e inovacioni.
Për këto dhe zhvillimet më të fundit në vend e më gjerë, fola edhe në intervistat e realizuara sot me Politico dhe Deutsche Welle.

