75 Mall Live Search
19:13 / E Shtunë, 09 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Osmani takohet me Frieden, flet për heqje të masave dhe anëtarësim në KiE e BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Budapest është takuar edhe me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

Osmani thotë se me Frieden theksoi nevojën e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në BE, bazuar në merita.

“Kosova dhe Luksemburgu ndajnë përkushtimin e përbashkët për t`i forcuar marrëdhëniet dhe për t`i hapur kapitujt e rinj të bashkëpunimit. Në takim me kryeministrin Luc Frieden, theksova nevojën e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në BE, bazuar në merita”, ka shkruar e para e vendit në Facebook.