13:46 / E Enjte, 20 Qershor 2024 / MSH

Osmani takohet me homologen sllovene

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidenten sllovene, Natasa Pirc Musar.

Takimi ka zënë vend në Zvicër, ku gjatë fundjavës që lëmë pas u mbajt Samiti për Paqen në Ukrainë.

Dy homologet kanë biseduar për marrëdhëniet Kosovë-Slloveni, raporton Indeksonline.

E lumtur pas takimit është shprehur presidentja Osmani.

Në profilin e saj në “X”, Osmani tha se: “Kosova është krenare për miqësinë afatgjate me Slloveninë”./Indeksonline/