75 Mall Live Search
21:18 / E Premte, 04 Prill 2025 / MSH

Osmani takohet me homologun bullgar, flasin për forcimin e partneritetit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Sofje, ka zhvilluar një takim bilateral me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

“Bullgaria është partnere dhe aleate e vazhdueshme e Kosovës.

Në takim bilateral me Presidentin Rumen Radev, diskutuam forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve në veçanti në fushën e mbrojtjes.

E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për rrugëtimin tonë euro-atlantik”, ka shkruar Presidentja Osmani.