19:25 / E Enjte, 26 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Osmani takohet me Hovenierin, bisedojnë për zhvillimet e fundit

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Osmani dhe Hovenier kanë biseduar për zhvillimet e fundit, bashkëpunimin bilateral dhe rëndësinë e vazhdimësisë së koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.