75 Mall Live Search
18:31 / E Enjte, 14 Nëntor 2024 / H F

Osmani takohet me Hovenierin, flasin edhe për zgjedhjen e Trumpit si president

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të enjten ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit, situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, forcimin e bashkëpunimit dhe ndryshimet në administratën amerikane pas zgjedhjeve presidenciale.

“Në raport me ndryshimet në administratën amerikane si rezultat i zgjedhjeve të fundit, Presidentja Osmani përsëriti urimet e Kosovës për Presidentin Trump dhe kabinetin e tij, teksa theksoi se aleanca e Kosovës me SHBA-të është ekzistenciale, ndaj shfaqi shpresën që edhe me administratën e re do të vazhdojë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dhe se Kosova edhe më tej do të mbetet në fokusin amerikan”, thuhej në një njoftim të presidencës së Kosovës.