Osmani takohet me kancelarin Nehammer, kërkon mbështetje për integrim në strukturat euro-atlantike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kancelarin austriak, Karl Nehammer.
Nga Nehammer, presidentja ka kërkuar mbështetje për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.
“Diskutuam edhe për bashkëpunimin e mëtejmë bilateral ndërmjet të dyja vendeve. Me partner të fuqishëm si Austria, edhe Kosova ndihet më e fuqishme!” ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo e ka quajtur Austrinë mike dhe mbështetëse të kahershme të Kosovës.
Nehammer gjatë ditës u takua edhe me kryeminsitrin Albin Kurti.
Ky i fundit kërkoi nga austriaku mbështetje në liberalizimin e vizave për vendin.