Osmani takohet me këshilltarin e departamentit amerikan, ja çfarë biseduan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në vizitë zyrtare ende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan IndeksOnline.
Ajo sot u takua me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Chollet përmes një cicërime në Tëitter tha se me Osmanin biseduan për parneritetin e qëndrushëm Kosovë-SHBA dhe për përkushtimin e fortë të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës
“U takuam sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe diskutuam për partneritetin tonë të qëndrueshëm dhe përkushtimin e fortë të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik, mbështetjen e Kosovës për afganët dhe Ukrainën”,tha ai./IndeksOnline/
Met with Kosovo President Vjosa Osmani today and discussed our enduring partnership and the rock-solid U.S. commitment to Kosovo’s sovereignty and territorial integrity, its path to Euro-Atlantic integration, Kosovo’s support for Afghans and Ukraine, and #SummitforDemocracy
— Derek Chollet (@CounselorDOS) April 30, 2022