Osmani takohet me kongresistin Cohen dhe senatorin Cardin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me senatorin Ben Cardin dhe kongresistin Steve Cohen, të dy bashkëudhëheqës të Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Takimi u realizua në kuadër të Kongresit Amerikan, teksa ndër të tjerash u diskutua për përkrahjen e ShBA-së drejt Kosovës dhe anëtarësimin e kësaj të fundit në organizata ndërkombëtare.

“Rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, siguria në kontinentin tonë, ndikimi malinj i Rusisë dhe nevoja që SHBA të jetë sa më shumë prezente në rajonin tonë, u diskutuan po ashtu gjatë këtij takimi” ka shkruar Osmani në Facebook.

Ky është shkrimi i saj i plotë:
Në takim me senatorin Ben Cardin dhe kongresistin Steve Cohen, bashkudhëheqës të Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (U.S. Helsinki Committee) në kuadër të Kongresit Amerikan i falënderova për mbështetjen që historikisht i kanë dhënë Kosovës dhe potencova rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetjeje në këtë periudhë.
Rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, siguria në kontinentin tonë, ndikimi malinj i Rusisë dhe nevoja që SHBA të jetë sa më shumë prezente në rajonin tonë, u diskutuan po ashtu gjatë këtij takimi.