Osmani takohet me kongresistin Lawler: Mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe mbetet vendimtare për rrugëtimin tonë si shtet i lirë dhe sovran

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kongresistin republikan, Mike Lawler.
Ajo u shpreh e lumtur se si Kosova ka një mik dhe zë të rëndësishëm, siç është Lawler.
“Mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe mbetet vendimtare për rrugëtimin tonë si shtet i lirë dhe sovran”, u shpreh Osmani.
Ky është postimi i plotë i tij:
Me Kongresistin republikan Mike Lawler, një mik i Kosovës dhe një zë i rëndësishëm në Kongresin Amerikan, diskutuam mbi nevojën për t’i thelluar më tej marrëdhëniet tona në fusha të interesit të përbashkët.
Mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe mbetet vendimtare për rrugëtimin tonë si shtet i lirë dhe sovran.