19:43 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / LB

Osmani takohet me kryeministren italiane në Tiranë

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë Samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në Tiranë, ka takuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Osmani ka thënë se mbështetja dhe përkushtimi i pareshtur i Italisë për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës në BE ka dëshmuar të jetë i çmueshëm.

“Presidentja Osmani dhe kryeministrja Meloni kanë diskutuar për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale në mes të dy vendeve, si dhe për gatishmërinë për të hapur kapituj të rinj të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.