75 Mall Live Search
22:52 / E Premte, 01 Mars 2024 / FR

Osmani takohet me Lajçakun në Turqi, diskutojnë për zgjedhjet në veri

Presidentja e vendit Vjosa Osmani është takuar më Turqi edhe me emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçaku në kuadër të Forumit Diplomatik.

Lajçaku përmes një postimi në platformën X e ka cilësuar të dobishme bisedën me presidenten Osmani.

Ndërsa ka treguar se kanë biseduar së bashku edhe për zhvillimet e fundit në Dialog, dhe për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin në Bruksel.

“Vlerësoi bisedën e dobishme me Vjosa Osmani në margjinat e #ADF2024 . Folëm për zhvillimet e fundit në Dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që prita në Bruksel”, ka thënë Lajçaku./Indeksonline/