75 Mall Live Search
16:54 / E Shtunë, 31 Gusht 2024 / FR

Osmani takohet me ministrin britanik: Aleanca jonë me Britaninë e Madhe është jashtëzakonisht e rëndësishme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Pragë ku po merr pjesë në Forumin GLOBSEC.

Osmani, përmes një postimi në platformën ‘X’, ka bërë të ditur se është takuar me ministrin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Evropën, Stephen Doughty.

“Për Kosovën, aleanca jonë me Britaninë e Madhe është jashtëzakonisht e rëndësishme. Marrëdhënia jonë e veçantë dhe historikisht e fortë ofron një bazë solide për të avancuar më tej bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Osmani./Indeksonline/