Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Veriore: Rikonfirmim i një raporti të shkëlqyeshëm në mes të vendeve tona

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot është takuar me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani.
Në postimin e saj, Vjosa Osmani ka shkruar se ky takim është rikonfirmim i një raporti të shkëlqyeshëm në mes të dy vendeve, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:
Nga vizita e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani. Rikonfirmim i një raporti të shkëlqyeshëm në mes të vendeve tona, si dhe përkushtim për thellim të bashkëpunimit dhe angazhimit të dyanshëm për avansim të vendeve tona në rrugëtimin e integrimit Evropian.