Osmani takohet me ministrin e Jashtëm të Somalisë: Rikonfirmuam marrëdhëniet tona dypalëshe

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar me ministrin e Jashtëm të Somalisë, Abshir Omar Jama.
Ajo, me anë të një shkrimi në platformën X, është shprehur se është e lumtur që e ka pasë këtë takim.
“Rikonfirmuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe mbështetjen e ndërsjellë, ndërsa diskutuam edhe potencialin për një bashkëpunim më të zgjeruar në fusha të ndryshme”, ka thënë Osmani.
Happy to meet the Foreign Minister of Somalia, @abshirhuruse, at @DohaForum.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 11, 2023
We reaffirmed our excellent bilateral relations and mutual support, while we also discussed the potential for a more enhanced cooperation in different areas. pic.twitter.com/qJpspEjDga