75 Mall Live Search
16:17 / E Enjte, 29 Prill 2021 / OSH

Osmani takohet me përfaqësueset e UN Woman, bisedojnë për avancimin e barazisë gjinore

Përfaqësueset e organizatës UN Women në Kosovë kanë bërë të ditur se kishin një takim me presidenten Vjosa Osmanin, këtë të enjte.

Në këtë takim kanë biseduar për përpjekjet e përbashkëta për avancimin e agjendës së barazisë gjinore në Kosovë

“Sot, ne patëm një takim konstruktiv me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani mbi partneritetin strategjik me UN Women, përpjekjet e përbashkëta për avancimin e agjendës së barazisë gjinore në Kosovë dhe mbështetjen për zbatimin e normave dhe standardeve ndërkombëtare për barazinë gjinore”, thuhet në postimin e UN Woman në rrjetin social Facebook.