Osmani takohet me presidentin e Senegalit, diskutohet për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndsrimit të saj në New York, është takuar me presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye.
Osmani përmes një njoftimi në Facebook, ka treguar se diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.
“Me presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në Neë York për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.
Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”, shkruan Osmani.