75 Mall Live Search
12:24 / E Martë, 19 Shtator 2023 / L K

Osmani takohet me Scholz: Partneriteti mes Kosovës dhe Gjermanisë i palëkundur

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz.

Osmani u shpreh se partneriteti mes Kosovës dhe Gjermanisë është i palëkundur.

“E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë. Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje!”, ka shkruar Osmani .

Takimi ndodhi në New York, në pritjen e organizuar nga Scholz për nder të 50 vjetorin të anëtarësimit të Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.