75 Mall Live Search
16:58 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Osmani takohet me Sekretarin e Marinës së ShBA-së, bisedojnë për forcimin e partneritetit mes dy vendeve

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani po qëndron në SHBA, ku po realizon takime pune.

Sot Osmani u takua me Sekretarin e Marinës së ShBA-së, Carlos Del Toro.

Ajo ka falenderuar Sekretarin e Marinës për pritjen e ngrohtë dhe bisedën e gjatë mbrëmë.

Presidentja ka dhënë disa detaje nga takimi, ku ka treguar se për çfarë kanë biseduar, si temë kryesore ishte forcimi i marrdhënieve dhe mbështetjen e vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë dhe sigurisë.

”Kosova dhe SHBA ndajnë lidhje të forta të ndërtuara mbi respektin reciprok dhe vlerat e përbashkëta. Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë (WPS) dhe thellimin e bashkëpunimit tonë për një të ardhme më paqësore dhe të sigurt.”, ka shkruar Osmani në X.