75 Mall Live Search
12:02 / E Diele, 16 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Osmani takohet me senatorë amerikanë në Mynih: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar këtë aleancë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih.


Presidentja Osmani ka shkruar:

Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan.


Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih. Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja.