75 Mall Live Search
13:41 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Osmani takohet me shefin e EULEX-it, Thran

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani, dhe anëtari i kryesisë ka takuar sot shefin e EULEX-it, Bernd Thran, i shoqëruar nga Ismije Beshiri këshilltare politike dhe Fraser Buffini, asistent i veçantë.

Osmani e njoftoi Thranin për diskutimet LDK-LVV drejt programit të përbashkët qeverisës, qëndrimet e LDK-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme, për rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimin dhe shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.

Në takimin lamtumirës, Thrani falënderoi LDK-në për bashkëpunimin dhe qasjen konstruktive ndaj EULEX-it dhe të gjitha proceseve shtetëformuese./Indeksonline/