Osmani takohet me von der Leyen dhe kryeministrin danez

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, udhëtoi sot për në Pragë të Republikës Çeke, për të marrë pjesë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024.
Presidentja Osmani u vendos në mesin e liderëve global, të cilët u mblodhën në Pragë me qëllim të diskutimit të sfidave të ndryshme gjeopolitike dhe rëndësisë së bashkëpunimit në tejkalimin e tyre.
Përgjatë ditës, Osmani u takua me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrin danez, Mette Frederiksen, dhe shumë liderë të tjerë.
“Përpara diskutimeve dhe takimeve të nesërme në #GLOBSEC2024 , pata kënaqësinë të angazhohesha me shumë miq të Republikës sonë dhe liderë të tjerë nga i gjithë kontinenti në Kështjellën e bukur të Pragës për Ceremoninë e Çmimit GLOBSEC të këtij viti. Urime për presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, dhe kryeministrin danez, Mette Frederiksen për njohjen e tyre të merituar!” shkroi Osmani.
Ahead of tomorrow's discussions and meetings at #GLOBSEC2024, I had the pleasure of engaging with many friends of our Republic and fellow leaders from across the continent at the beautiful Prague Castle for this year's GLOBSEC Award Ceremony.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 30, 2024
Congratulations to @EU_Commission… pic.twitter.com/nuKKcxWd8T