Osmani takohet nesër me Escobarin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër pret në takim emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca.
Në njoftim bëhet e ditur se takimi do të fillojë në ora 10:00.
Pasi të përfundojë takimi, Osmani dhe Escobari do të prononcohen për media, raporton Indeksonline.
Gjatë ditës së nesërme, Escobar do të realizojë takime edhe me krerë të tjerë shtetërorë, si dhe me opozitën./Indeksonline/