75 Mall Live Search
15:19 / E Enjte, 05 Shtator 2024 / FR

Osmani takoi kryediplomaten finlandeze: Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve tona

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kryediplomaten e Finlandës, Elina Valtonen.

Pas drekës që Osmani ka shtruar për Valtonen, Presidentja ka shkruar se “Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura”.

“Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetëndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.