75 Mall Live Search
12:19 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / S Z

Osmani takoi përfaqësuesin e ri të BE-së për dialog, flasin për zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesin e ri të BE-së për dialog, Peter Sørensen. Në njoftimin e presidencës thuhet se në këtë takim kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit.

“Në takimin tim të parë me përfaqësuesin e ri të BE-së për dialog, Peter Sørensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit. Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, ka thënë Osmani.