Osmani takon Sherife Lutën, e quan grua stoike dhe përsonifikim të qëndresës kosovare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë sot homazhe në Bllacë, për nder të 23 vjetorit të Ditës së Çlirimit.
Në këto homazhe ajo pati rastin të takojë edhe Sherife Lutën, gruan e cila u bë personifikim i hjekave të kosovarëve gjatë dëbimit të dhunshëm në kohën e luftës.
Një nga momentet më të trishtueshme të luftës, ai i dëbimit, është personifikuar edhe në memorialin e ndërtuar në Bllacë, ku protagoniste është pikërisht zonja Luta.

“23 vjet më parë, Sherife Luta u bë personifikim i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë. 23 vjet pas, sot ajo ishte e ftuara ime kryesore në manifestimin për ditën e çlirimit” tha presidentja Osmani.
Ajo e quajti Lutën një grua stoike dhe e padorëzuar.
“Sherifja është personifikim i qëndresës së popullit dhe kujtesë e eksodit të dhunshëm të shkaktuar nga regjimi gjenocidal serb më 1999. Ajo është një nga gratë tona stoike, të cilat nuk u dorëzuan në luftë, siç nuk dorëzohen as sot në paqe!” shkroi Osmani në facebook.

