75 Mall Live Search
12:51 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Osmani takon ambasadorin e Norvegjisë: Qeveria e ardhshme, do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Jens Erik Grondahl, ambasador i Norvegjisë në Kosovë dhe Arne Sannes Bjornstad, përfaqësuesi special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor.

“Osmani njoftoi diplomatët norvegjezë për përafrimin e programit të përbashkët qeverisës LDK-LVV ku përqendrim të veçantë do të kenë rendi dhe ligji, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rritja e punësimit të të rinjve dhe grave, investimet në kapitalin njerëzor përmes arsimit dhe shëndetësisë, etj. “Jemi shumë optimistë që certifikimi i rezultateve, do të ndodhë shumë shpejt që mundëson formimin sa më parë të Qeverisë së ardhshme, e cila do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Diplomatët norvegjezë falënderuan Osmani për bashkëpunimin e vazhdueshëm të LDK-së dhe shprehën gatishmërinë e Qeverisë norvegjeze të vazhdojnë dhe thellojnë përkrahjen ndaj Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese./Indeksonline/