75 Mall Live Search
17:14 / E Hënë, 19 Maj 2025 / FR

Osmani takon Fatmir Limajn në kuadër të konsultimeve për konstituimin e Kuvendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj.

Ky takim u realizua në kuadër të konsultimeve politike që Presidentja po zhvillon me subjektet politike lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Në vazhdën e konsultimeve politike lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sot Presidentja Vjosa Osmani, pas këkesës së pranuar nga Nisma Soicaldemokrate, ka takuar kryetarin e saj, z. Fatmir Limaj”, thuhet në njoftimin e presidencës./IndeksOnline/